UBT News

Tri raste të dhunës në familje, të dyshuarit lirohen me vendim të prokurorit

Sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, gjatë ditës së djeshme janë regjistruar tri raste të dhunës në familje në Prishtinë dhe Klinë, ku të dyshuarit janë arrestuar dhe më pas liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Në Prishtinë, rreth orës 01:10, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi dyshohet se kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy janë liruar në procedurë të rregullt.

Në rastin e dytë, në Prishtinë, rreth orës 23:30, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka kryer veprën e dhunës në familje ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Klinë, rreth orës 15:30, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin për dhunë në familje ndaj viktimës femër kosovare. Me urdhër të prokurorit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës apelon për parandalimin e rasteve të dhunës në familje dhe inkurajon qytetarët që të raportojnë çdo rast të tillë në institucionet kompetente.

Exit mobile version