Policia ka raportuar për tri raste të dhunës në familje të regjistruara në Pejë dhe Klinë gjatë datave 19 dhe 20 shtator.
Në Pejë, më 19 shtator, është arrestuar një grua kosovare, e cila dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua tjetër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Një rast tjetër është raportuar në Klinë më 20 shtator, rreth orës 12:00. Një burrë kosovar është arrestuar nën dyshimin se, pas një mosmarrëveshjeje, ka sulmuar fizikisht një grua, shtetase të huaj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Po më 20 shtator, rreth orës 18:10, në Pejë është raportuar edhe një rast tjetër. Një grua kosovare dyshohet se ka tentuar të sulmojë një grua tjetër dhe, gjatë përpjekjes për ta larguar, ka sulmuar fizikisht një burrë kosovar.
Viktima mashkull ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, e dyshuara është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt./A.K/
