Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për dhunë në familje. Policia njofton se rastet e dhunës vijnë nga komuna e Prishtinës, Dragashit dhe Vitisë.
“Prishtinë 01.10.2020 – 13:00. Më datë 05.10.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovare, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Në rastin e dytë, një person është arrestuar në fshatin Restelicë të Dragashit, për dhunë ndaj bashkëshortes.
“Fsh. Restelice, Dragash 05.10.2020 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.
Ndërsa në Viti, në lidhje me rastin e ndodhur më datë 30.09.2020 në ora 08:00, më datë 05.10.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.