Në Prishtinë, Lipjan dhe Gjakovë gjatë ditës së djeshme janë raportuar tri raste për dhunë në familje, sipas raportit njëditor të Policisë së Kosovës.
Incidenti i parë u shënua në Prishtinë rreth mesditës, ku një grua ka raportuar se është viktimë e dhunës dhe kanosjes nga një i dyshuar mashkull, rast ky që pas intervistimit ka kaluar në procedurë të rregullt.
Ngjashëm ka ndodhur edhe në Lipjan, ku pas një mosmarrëveshjeje mes një burri dhe një gruaje, policia ka iniciuar rastin në rrugë ligjore pa masa ndalimi.
Ndërkohë në Gjakovë gjatë orëve të vona të mbrëmjes, një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy gra.
Viktimat në Gjakovë kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
