UBT News

Tri raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Tri raste të ndara të dhunës në familje janë raportuar në Gjilan, Pejë dhe Skenderaj, sipas raportit 24-orësh të Policisë se Kosovës.

Në Gjilan, dy vëllezër janë arrestuar pasi, pas një mosmarrëveshjeje, janë përleshur fizikisht mes vete. Gjatë kontrollit policor, tek ta është gjetur dhe sekuestruar një revole me leje. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Në një rast tjetër në Pejë, është arrestuar një grua e dyshuar se ka ushtruar dhunë psikike dhe ka tentuar ta sulmojë vëllain e saj. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Skenderaj është raportuar se një grua ka pësuar dhunë nga i dyshuari burrë, me të cilin kishte bashkëjetuar. Për rastin është njoftuar prokurori dhe hetimet janë në zhvillim.

Rastet janë raportuar më 24 shkurt 2026.

Exit mobile version