Policia e Kosovës ka raportuar tri raste të dhunës në familje të ndodhura në Pejë, Malishevë dhe Mitrovicën e Veriut.
Në Pejë, është arrestuar një i dyshuar, i cili sipas policisë, nën ndikimin e alkoolit ushtroi dhunë ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Në Malishevë, dy burra u përfshinë në një mosmarrëveshje verbale. Të dy u shoqëruan në stacion policor dhe, pas intervistimit, u liruan në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, në Mitrovicën e Veriut, një grua raportoi se ishte sulmuar pas një mosmarrëveshjeje nga një burrë. Viktima mori trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari u arrestua dhe, me vendim të prokurorit, u dërgua në mbajtje. /A.K/
