Në regjionin e Pejës, policia ka regjistruar tre raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit. Në rastin e parë, sipas raportit policor, një burrë ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga një person.
Në rastin e dytë një grua ka lajmëruar policinë për dhunë në familje, kurse në rastin e tretë një grua ka njoftuar policinë se është sulmuar dhe se ka pësuar lëndime,e njëjta ka marrë tretman mjekësor kurse i dyshuari është arrestuar.
Njoftimi i policisë:
Pejë/09.06.2024-04:50 . Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht dhe i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Pejë/09.06.2024-11:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte thyer disa gjësende në shtëpi duke i shkaktuar edhe vetës lëndime dhe më pas ishte larguar nga shtëpia. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Pejë,09.06.2024-16:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës kosovare. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima është dërguar për tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin kujdestar, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.