Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar të hënën në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se rastet e reja rezultuan nga testimi i 1 mijë e 443 mostrave.
Në 24 orët e fundit u shëruan edhe katër pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 311.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 310 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 654 mijë e 843 doza të vaksinës./UBTNews