Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në tri raste të ndryshme për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit.
Në Pejë, është arrestua një burrë nën dyshimin për dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës grua.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në Raportin e fundit të Policisë së Kosovës.
Asaj i është ofruar tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.
I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës, në Malishevë ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës grua.
Gjatë arrestimit të dyshuarit, Policia njofton se ai ka qenë i dhunshëm dhe ka lënduar dy zyrtarë policor.
“Gjatë arrestimit i dyshuari ka qenë i dhunshëm ku si pasojë dy zyrtarë policor kanë pësuar lëndime. Lidhur me rastin zyrtarët policor kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në QKUK në repartin e psikiatrisë për tretman”, sipas raportit të Policisë.
Lidhur me rastin zyrtarët policor kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në QKUK në repartin e psikiatrisë për tretman.
Në Mitrovicën e Jugut, Policia ka arrestuar një person si të dyshuar për sulm fizik ndaj një burri tjetër dhe një gruaje.
Rasti ka ndodhur më 05.02.2026.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
