Brenda 24 orëve të fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje në qytetet Podujevë, Prishtinë dhe Fushë Kosovë, ku në dy prej tyre të dyshuarit ndodhen ende në kërkim.
Në Podujevë, një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij pas një konflikti verbal. Ngjarja ka ndodhur më 22 qershor në orët e mbrëmjes, ndërsa arrestimi është kryer më 24 qershor. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.
Në Prishtinë, një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Rasti është raportuar në mesnatën e 24 qershorit dhe për momentin, i dyshuari ndodhet në kërkim policor.
Një tjetër rast i ngjashëm është raportuar edhe në Fushë Kosovë në mëngjesin e 23 qershorit. Edhe këtu, një burrë dyshohet për dhunë ndaj një gruaje, ndërsa policia është në kërkim të tij.
Të gjitha rastet janë duke u trajtuar nga njësitë relevante hetimore, ndërkohë që prokuroria është përfshirë në procedurat ligjore për secilin rast veç e veç.