Gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar tri raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të Kosovës, përfshirë Prishtinën dhe Vushtrrinë.
Në një rast në Prishtinë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga partneri i saj. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Po ashtu, në një incident tjetër në kryeqytet, një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar një anëtar tjetër të familjes pas një mosmarrëveshjeje verbale. Gjatë incidentit, ai ka dëmtuar edhe gjësende në shtëpi. Pas intervistimit, prokurori ka urdhëruar ndalimin e tij në mbajtje.
Ndërkohë, edhe në Vushtrri është raportuar një rast tjetër i dhunës në familje. Sipas Policisë, një grua ka qenë viktimë e një sulmi fizik nga një anëtar mashkull i familjes. Rasti është proceduar në procedurë të rregullt.