UBT News

Tri raste të dhunës në familje, dy persona arrestohen

Policia e Kosovës në raportin njëditor ka raportuar për tri raste të ndara të dhunës në familje në Prishtinë dhe Pejë.

Në rastin e parë, i cili ka ndodhur në Prishtinë, është arrestuar një i dyshuar burrë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një viktime grua.

Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Në një rast tjetër në Prishtinë, është raportuar se një viktimë shtetase turke është kërcënuar përmes telefonit nga një i dyshuar shtetas turk. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Pejë, është raportuar se një femër kosovare është sulmuar nga një e dyshuar grua. Rasti është raportuar më 2 mars 2026, ndërsa pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, është iniciuar procedurë e rregullt.

Exit mobile version