Derisa mbrëmë pritjet në dalje të pikës kufitare në Merdare ishin shtatë orë, sot qytetarë të shumtë duhet të presin tri orë për të vazhduar rrugën e tyre deri në destacionin e caktuar.
Më e shkurtër është pritja në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë. Mërgimtarë të shumtë të cilët kalojnë nga kjo anë për t’u larguar nga Kosova pritjet i kanë deri në një orë.
Më mirë se mbrëmë vonë situata është edhe në pikën kufitare në Jarinje. Të gjithë ata që kalojnë nëpër këtë pikë kufitare duhet të presin 20 minuta për të kaluar.
Situata më e rënduar e kolonave të gjata gjatë gjithë kësaj vere ishte dhe vazhdon të jetë në pikën kufitare në Merdare. Kolona mbrëmë kishte arritur në 1.2 km, ndërsa sot 1000 metra.