UBT News

Tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Pritjet e gjata të bashkatdhetarëve në pikën kufitare në Merdarë po vazhdojnë edhe sot (e mërkurë). Ndryshe nga dje, mërgimtarët sot po presin deri në tri orë për të dalë nga Kosova.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bashkatdhetarët po presin në një kolonë prej 1000 metrash për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar në Merdarë.

Pritje për të dalë nga Kosova ka edhe në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë deri në një orë e gjysmë, ku  kolona shkon deri në 400 metra.

Exit mobile version