UBT News

Tri këshilla për të jetuar mirë psikologjikisht

Jo gjithçka që na komunikojnë pesë shqisat tona është e vërtetë. Shikimi qëndron me iluzione optike. Po prekja?, shkruan faqja piusanipiubelli.it, transmeton ATSH.

Mundohuni të zhysni njërën dorë në të njëjtën kohë në një legen të mbushur me ujë shumë të nxehtë dhe tjetrën në një legen tjetër me ujë shumë të ftohtë.

Ndjesia do të jetë identike (e ngjashme me një djegie të lehtë) për të dyja duart dhe do të jetë e vështirë të dallosh se cila nga dy duart është e zhytur në ujë të nxehtë dhe cila në ujë të ftohtë, nëse nuk e dini më parë!

Mund të vazhdojmë pafundësisht, por kjo mjafton për të kuptuar se në realitet truri ynë nuk është 100% i besueshëm dhe se shumë shpesh na bën të besojmë gjëra absolutisht të rreme.

Është mirë të stërvitim mendjen për të menduar se cila është më efektive dhe më efikase për mirëqenien tonë. Në fund të fundit, kush ose çfarë përfiton nga të menduarit e mendimeve negative? Çfarë rezultatesh janë marrë?

Sipas një studimi shkencor, të menduarit për diçka negative për 60 sekonda e lë sistemin imunitar në një gjendje të pamjaftueshme për rreth gjashtë orë.

Truri ynë është një mjet jashtëzakonisht i fortë, i fuqishëm dhe mbi të gjitha i lakueshëm. Ne mund ta “stërvitim” atë të jetë aleati ynë besnik, në vend që të bëhemi viktimë e tij.

Ajo që ne mendojmë për veten ndikon thellësisht në cilësinë e mendimeve që përpunojmë për botën e jashtme. Megjithëse disa ngjarje në mënyrë objektive shkaktojnë dhimbje dhe pikëllim, megjithëse disa njerëz në fakt mund të na bëjnë të vuajmë, do të ishte më efektive të mësonim të menaxhonim emocionet që na ngjallin ngjarje ose njerëz të tillë. Si?

Këshillat për të jetuar mirë

1 – Pranoni se jeta është një paketë që përfshin ulje-ngritje, gëzime dhe hidhërime dhe nuk përfshin asnjë manual përdorimi apo broshurë udhëzimi

2 – Të kuptuarit se secili prej nesh ka cilësitë dhe defektet e veta dhe se të gjithë njerëzit me të cilët ndërveprojmë çdo ditë luftojnë një ose më shumë beteja kundër dhimbjeve të tyre për të cilat dimë pak ose aspak

3 – Të kuptuarit se jeta nuk është gjithmonë e drejtë dhe se përsosmëria nuk ekziston.

Exit mobile version