Libani shpalli të hënën tri ditë zie kombëtare për presidentin dhe ministrin e jashtëm iranian, të cilët u vdiqën si pasojë e përplasjes së helikopteri gjatë natës pranë kufirit me Azerbajxhanin.
Grupi i armatosur i Libanit Hezbollah gjithashtu ka shprehur ngushëllimet e tij për dyshen.
“Libani ka shpallur tri ditë zie për vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi”, tha ministri i Jashtëm libanez Najib Mikati.
Hezbollahu me bazë në Liban, një nga forcat paraushtarake më të forta në Lindjen e Mesme konsiderohet padyshim partneri më i fuqishëm joshtetëror i Iranit.
Presidenti iranian Ebrahim Raisi vdiq në një aksident me helikopter në provincën e Azerbajxhanit Lindor të vendit, së bashku me Ministrin e Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian dhe zyrtarë të tjerë, njoftoi televizioni shtetëror iranian Press TV. Helikopteri u rrëzua të dielën në mjegull të dendur dhe ekipet e kërkimit luftuan për orë të tëra në terren malor dhe mot të keq. Vdekjet e disa prej liderëve më të lartë të vendit vijnë në një kohë trazirash në rajonin e gjerë, pasi lufta në Gaza ka përshkallëzuar tensionet./UBTNews/