Menaxhmenti i Ndërmarrjes Trepça Sh.A. ka paraqitur kallëzim penal ndaj Ndërmarrjes Prodhuese Ndërtimore Tregtare “Xhafi”, për shkak të shfrytëzimit të kundërligjshëm të parcelës, pronë e regjistruar e Ndërmarrjes Trepça Sh.A.
Sipas njoftimit, bazuar në hetimet paraprake, është konstatuar se shfrytëzimi i kësaj prone është bërë në mënyrë të paligjshme për një periudhë prej më shumë se 20 vjetësh.
“Ky veprim përbën shkelje të nenit 320 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, që ndalon uzurpimin e paligjshëm të pronës së paluajtshme”, thuhet në njoftim.