Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka lejuar që Trepça të marrë deri në 20 milionë euro hua nga Ministria e Financave. Për marrjen e këtij borxhi i gjithë kabineti qeveritar votoi pro.
Kryeministri Albin Kurti tha se zhvillimi i ndërmarrjeve publike është qenësor për zhvillimin ekonomik.
“Zhvillimi i ndërmarrjeve publike është qenësor për zhvillimin ekonomik në vend dhe për këtë investimi në ndërmarrje publike është i nevojshme. Prandaj kërkohet huamarrje deri në 20 milionë nga Trepça me qëllim të investimit kapital në miniera dhe flotacione”, tha Kurti.
Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati tha se këto 20 milionë euro do të investohen në makineri për miniera dhe flotacione, që do të mundësonte rritjen e prodhimit.