UBT News

Trepça largon nga puna edhe një minator

Ndërmarrja publike Trepça ka njoftuar se kanë larguar nga vendi i punës punëtorin E.M, pasi që i është ngritur aktakuza bazuar në Ligjin e Punës për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça.

“Me datën 30.10.2024 z.E.M është larguar përkohësisht nga puna. Me vendim të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A., pasi është ngritur aktakuza, duke u bazuar në nenin 73 par.1, nën paragrafi 1.1 i Ligjit nr. 03/L-212 të Punës si dhe nenit 19 par.1, nën paragrafi 1.1 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A”, thuhet në njoftim.

Në muajt e fundit, kjo kompani ka larguar disa minatorë nga puna.

Exit mobile version