Një kamionetë është goditur nga treni në Fushë Kosovë në mëngjesin e hershëm të së premtes.
Nga ky aksident është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën ‘Pajazit Islami’ në Fushë Kosovë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet (kamionetë). Bazuar në të dhënat fillestare lëndime trupore ka pësuar një person. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tregoi Ahmeti.