Udhëtarët në një tren ndërqyteteve në Austri u tronditën të dielën kur u lëshua në bord një fjalim i Adolf Hitlerit. Në vend të një njoftimi normal, pasagjerët mund të dëgjonin edhe thirrjet “Heil Hitler” e “Sieg Heil” nëpërmjet altoparlantit.
Operatori tha se ka pasur disa incidente të tilla ditët e fundit.
Një pasagjer në shërbimin Bregenz-Vjenë tha për BBC-në se të gjithë pasagjerët në tren u tronditën.
David Stoegmueller, një deputet i Partisë së Gjelbër, tha se fjalimi i liderit gjerman nazist u luajt në intercom pak para se treni, OEBB Railjet 661, të mbërrinte në Vjenë.
Hitleri lindi në Austri, por emigroi në Gjermani në vitin 1913 si i ri./UBTNews/