UBT News

Trendafilova komenton aktivitetin e PSD-së, tregon kur përfundon mandati i Speciales

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka komentuar ndërprerjen e konferencës nga disa aktivistë të PSD-së.

Trendafilova tha për aktivistin e PSD-së: “Ky djaloshi është i mirëpritur të kthehet dhe të bëjë pyetje, unë me shumë kënaqësi do t’i përgjigjesha”.

Tutje ajo tha se do të flasë rreth themelimit të Gjykatës Speciale.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë themeluar pas pretendimeve në rritje se kanë ndodhur krime serioze në kontekst të konfliktit të Kosovës nga viti 1998 deri në vitin 2000 dhe se ato nuk ishin hetuar dhe kryesit e tyre nuk ishin ndjekur penalisht, përkundër shumë gjykimeve që kishin ndodhur në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për ish-Jugosllavi”.

“Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e emëroi një raportues special Dick Marty që të hetojë këto pretendime e i cili paraqiti raportin e tij në fund të vitit 2010 dhe më 7 janar 2011, menjëherë pas festimeve të Vitit të Ri, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e miratoi raportin dhe ky filloi të njihet si raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”.

Trendafilova, shtoi se mandati i Dhomave të Specializuara të Kosovës është i përcaktuar me ligjin mbi këtë institucion gjyqësor.

“Dhomat e Specializuara do të jenë funksionale deri në atë kohë kur Këshilli i Evropës do të njoftojë Republikën e Kosovës se të gjitha procedurat hetimore apo para Dhomave të Specializuara të Kosovës do të kenë përfunduar. Siç e kanë bërë të qartë Dhomat e Specializuara dhe kanë theksuar në vendimin e tyre të 20 nëntorit të vitit të kaluar kjo do ta bie në fund punën e Dhomave të Specializuara”.

Exit mobile version