UBT News

Trenat gjermanë drejt biokarburanteve

Operatori gjerman hekurudhor ”Deutsche Bahn” deklaroi se do të eliminojë plotësisht karburantet nga flota e tij dhe t’i zëvendësojë ato deri në vitin 2040.

“Tre mijë lokomotivat tona me naftë do të transformohen me karburante alternative që nga ky vit”, tha sot shefi ekzekutiv i ”Deutsche Bahn”, Richard Lutz.

“Përveç kalimit në 100 për qind të energjisë elektrike të gjelbër, eliminimi gradual i naftës deri në vitin 2040 është një nga planet tona qendrore ekologjike”, shtoi ai.

Grupi synon të mbështetet në biokarburantet, ndër të tjera, të cilat do të prodhohen nga mbetjet, në mënyrë që prodhimi i karburantit të mos konkurrojë me prodhimin e ushqimit.

Kur bëhet fjalë për automjetet e reja, kompania tha se në të ardhmen do të blinte vetëm motorë me hidrogjen ose bateri.

Dega e transportit të mallrave të ”Deutsche Bahn”, DB Cargo, njoftoi qëllime të ngjashme në mesin e janarit, duke përfshirë përdorimin e të ashtuquajturave lokomotiva me fuqi të dyfishtë.

Këto mund të kalojnë midis motorëve me naftë konvencionale dhe elektrike dhe kështu mund të përdoren si në binarët e elektrizuar ashtu edhe në linjat dytësore pa linja ajrore.

Exit mobile version