Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u është drejtuar liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel përmes një videoje, duke u thënë se Evropa duhet të dëshmojë “unitet më të madh”.
“Është koha të mos veproni si të ndarë, por si tërësi”, bëri thirrje Zelensky.
Zelensky përdori vendin e tij si shembull, duke thënë se duke punuar së bashku, ukrainasit i kanë mbajtur trupat ruse më shumë sesa prisnin shumica e liderëve botërorë – përfshirë Putinin.
Zelensky tha gjithashtu se Evropa duhet të ndalojë “grindjet” e brendshme për sanksionet, duke thënë se ato vetëm e nxisin Rusinë./UBTNews/