Veprimet e Izraelit në Gaza janë cilësuar nga agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë si “zhvendosje e detyruar dhe tragjedi humanitare me përmasa kolosale”.
Në një postim në Twitter, UNRWA shton se “për një muaj, njerëzve në të gjithë Rripin e Gazës u është mohuar ndihma, janë vrarë dhe bombarduar nga shtëpitë e tyre”.
Sot gjatë ditës zyrtarët e Gazës thanë se gjashtë fëmijë dhe pesë gra vriten mesatarisht çdo orë në Gaza dhe pothuajse 70 për qind e popullsisë së Gazës është zhvendosur me forcë nga shtëpitë e tyre për shkak të bombardimeve dhe bastisjeve izraelite./UBTNews/