UBT News

Trefishohen vdekjet e refugjatëve nga Afrika që synojnë Spanjën

migrant health issues

529 refugjatë të paligjshëm kanë vdekur në përpjekje për të arritur në Ishujt Kanare të Spanjës këtë vit, njoftoi Organizata e Kombeve të Bashkuara për Migracionin (IOM).

Kjo organizatë tha se numri i vërtetë i të vdekurve mund të jetë shumë më i madh, pasi nuk janë marrë parasysh njerëzit që janë zhdukur në det pa u raportuar të zhdukur.

Spanja shërben si portë kalimi për në Evropë i refugjatëve që tentojnë të largohen nga Afrika.

Sipas autoriteteve spanjolle mendohet se të paktën 11 persona kanë vdekur rishtazi, pasi një tjetër anije e nisur nga Afrika e veriut u përmbyt në përpjekje për të kaluar në Oqeanin Atlantik.

Kalimi përmes Oqeanit Atlantik është një nga rrugët detare më të rrezikshme në Evropë për refugjatët që tentojnë të kalojnë me anije.

Në qershor, IOM njoftoi se nga janari në rrugën drejt ishujve spanjollë kishin vdekur 136 refugjatë të paligjshëm. Në vetëm dy muaj, kjo shifër thuajse është trefishuar./euronews.al

Exit mobile version