UBT News

Tre zyrtarë policorë u lënduan në aksionin e djeshëm të PSD-së

Policia e Kosovës njofton se gjatë aksionit të djeshëm të Partisë Socialdemokrate, mbetën të lënduar tre zyrtarë policorë.

PK-ja përmes raportit 24-orësh njofton se ata pranuan tretman mjekësor.

“Disa persona janë grumbulluar para stacionit policor dhe kanë filluar të shkruajnë grafitë dhe kanë vendosur pankartë. Organizatorët dhe simpatizantët nuk iu kanë bindur urdhrave të zyrtarëve policor, një person është arrestuar dhe 15 të tjerë janë shoqëruar në stacionin policor. Gjatë arrestimit dhe shoqërimit, janë lënduar tre zyrtarë policor, ku kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport./UBTNews

Exit mobile version