Kur temperaturat bien, rreziku për t’u prekur nga ftohjet, viruset dhe gripi rritet ndjeshëm.
Për shumë njerëz, këto viroza duken të pashmangshme, veçanërisht për ata që punojnë në ambiente të mbushura me njerëz apo kujdesen për fëmijë të vegjël që nuk tregojnë kujdes ndaj higjienës.
Megjithatë, një mjeke e ndihmës së parë, e quajtur Ella, ka ndarë në llogarinë e saj në TikTok tre mënyra të thjeshta që ajo i përdor për të mbrojtur veten dhe familjen nga sëmundjet gjatë vjeshtës dhe dimrit.
1. Ajrosni shtëpinë çdo ditë
Hapja e dritareve për 5 deri në 10 minuta në ditë është thelbësore për shëndetin. “Duhet të lini ajrin e ndenjur të dalë jashtë. Viruset e ftohjes dhe gripit qëndrojnë në ajër, lejoni ajrin e pastër të hyjë brenda. Vetëm pak minuta ajrosje në mëngjes bëjnë diferencën”, – tha ajo.
2. Lani duart rregullisht
Larja e duarve është mënyra më e thjeshtë për të shmangur përhapjen e sëmundjeve. “Nuk mund ta them mjaftueshëm – shumë njerëz nuk i lajnë duart. Prekni gjithçka dhe pastaj fusni duart në gojë. Larja e duarve është mbrojtja më e mirë ndaj viruseve”, – paralajmëron Ella.
3. Ushqehuni shëndetshëm
Ajo shton se ushqimi i ekuilibruar është kyç për sistem imunitar të fortë. “Rreth 70% e sistemit imunitar ndodhet në zorrë. Ushqeni bakteret e mira me vitamina, minerale dhe ushqime të shëndetshme. Kështu trupi qëndron gjithmonë në formë”, – përfundon ajo.
Sipas ekspertëve, këto këshilla mund të ndihmojnë çdo person të kalojë muajt e ftohtë pa u prekur nga gripi. /A.Z/UBT News/
