Tre ushtarë rusë që “trajtuan brutalisht” civilët gjatë pushtimit të një fshati në rajonin verior të Chernihiv tani do të përballen me gjyqin.
Prokurori i Përgjithshëm ukrainas tha se ata morën pjesë në sulmet në Yahidne, ku mbi 300 njerëz u bllokuan në një bodrum për javë të tëra.
Sipas hetimit, me armë në duar ushtria ruse depërtoi me forcë në shtëpitë e civilëve dhe qëlloi rastësisht me breshëri automatiku në ambientet ku fshiheshin njerëz dhe fëmijë.
Prokurori i Përgjithshëm tha se të akuzuarit i nxorën banorët e zonës jashtë në temperatura nën zero dhe duke i kërcënuar se do t’i qëllojnë, i detyruan të zhvishen në prani të grave dhe fëmijëve./UBTNews/