Një 13-vjeçar është në mesin e tri viktimave si pasojë e sulmit rus në qytetin verilindor të Kharkivit mëngjesin e së mërkurës, tha Oleh Synehubov, kreu i administratës ushtarake rajonale.
“Fatkeqësisht, tre persona, duke përfshirë një djalë 13-vjeçar, një burrë dhe një grua, u vranë si rezultat i granatimeve të mëngjesit nga pushtuesit e lagjes Saltivskyi të Kharkivit”, shkroi ai në një postim në Telegram. “Një grua 72-vjeçare ka mbetur e plagosur”.
Synehubov këshilloi banorët që të mos dalin jashtë pa nevojë./UBTNews/