Tre persona janë vrarë si pasojë e sulmeve ruse në Donetsk, njoftoi sot guvernatori i rajonit, Pavlo Kyrylenko.
Sipas tij, një person vdiq në fshatin Velyka Novosilka në lindje të Donetskut, ndërsa dy të tjerë u vranë pasi raketat ruse goditën qytetin qendror të Lastochkyne-s.
Edhe 15 shtëpi u dëmtuan në Lastochkyne, ndërsa tri ndërtesa goditën në pjesë të tjera të zonës Donetsk në Ukrainën lindore./UBTNews/