Tre persona mbetën të vrarë në një sulm me dron në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe kurse gjashtë të tjerë u plagosën, me ç’rast përgjegjësinë e mori lëvizja rebele Houthi e Jemenit.
Lëvizja rebele Houthi e Jemenit tha të hënën se kishte kryer një sulm ushtarak në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa autoritetet në Abu Dhabi, njoftuan se sulmet e dyshuara me dron kishin shënjestruar një zonë industriale dhe aeroportin, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur gjashtë të tjerë.
Agjencia shtetërore e lajmeve e EBA-së citoi policinë e Abu Dhabit të thoshte se një pakistanez dhe dy indianë u vranë në incident.
Rebelët, të njohur si Houthi, mbështeten nga Irani dhe kanë kryer shpesh sulme me dronë gjatë luftës civile shumëvjeçare të Jemenit që i ka vënë ata kundër një sërë fraksionesh lokale, duke përfshirë qeverinë e vendit të mbështetur nga Arabia Saudite./UBTNews/