Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik konfirmoi se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur tre pacientë si pasojë e COVID-19.
“Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive – QKUK, 1 rast nga spitali rajonal Gjilan dhe 1 rast nga spitali rajonal Prizren).”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Numri i viktimave si pasojë e COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 635./UBTNews