Nënkryetari i bashkisë së qytetit të rrethuar të Mariupolit në Ukrainën jugore i tha BBC-së se tre persona – përfshirë një fëmijë mbetën të vdekur kur Rusia bombardoi një maternitet të mërkurën. Të paktën 17 të tjerë thuhet se u plagosën, në mesin e tyre edhe gra.
“Jam absolutisht i sigurt se ata e dinë për këtë objekt dhe ky është spitali i tyre i tretë që po shkatërrojnë në këtë qytet”, tha Sergei Orlov për BBC.
Ai tha se një spital me 300 shtretër dedikuar për trajtimin e pacientëve me COVID-19 është shkatërruar nga bombardimet një ditë më parë, së bashku me një qendër të transfuzionit të gjakut në Mariupol.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) tha se Rusia ka sulmuar 18 objekte shëndetësore që nga fillimi i pushtimit të saj në Ukrainë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e akuzoi Rusinë për krime lufte./UBTNews/