Tre persona kanë vdekur dhe 508 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 1 mijë e 281 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 8 mijë e 685.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 278 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 804 mijë e 256 doza të vaksinës.
Deri më sot 811 mijë e 804 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, si dhe janë dhënë 94 mijë e 710 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./UBTNews
