Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar tri raste të vdekjes nga COVID-19. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (88, 68 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç).
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se nga testimi i 1 mijë e 494 mostrave rezultuan 49 raste pozitive me COVID-19. Rastet pozitive janë nga komunat: Prizren 11 raste, Ferizaj 8 raste, Drenas 6 raste, Mitrovicë 4 raste, Podujevë 4 raste, Prishtinë 4 raste, Vushtrri 4 raste, Fushë-Kosovë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Gjilan, Istog, Kamenicë, Pejë dhe Shtime.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 346 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 6 mijë e 102./UBTNews