UBT News

Tre të vdekur dhe 461 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar tri raste të vdekjes si pasojë e COVID-19. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç) dhe Pejë 1 rast (83 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se janë regjistruar 461 raste të reja me COVID-19 nga 3 mijë e 138 mostra të marra.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 179 raste, Gjakovë 34 raste, Pejë 28 raste, Podujevë 24 raste, Prizren 24 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Mitrovicë 21 raste, Ferizaj 17 raste, Vushtrri 16 raste, Lipjan 15 raste, Viti 12 raste, Gjilan 10 raste, Obiliq 9 raste, Rahovec 9 raste, Drenas 7 raste, Malishevë 5 raste, Kaçanik 4 raste, Klinë 4 raste, Deçan 3 raste, Kamenicë 3 raste, Suharekë 3 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Mamushë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kllokot.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me COVID-19 ka shkuar në 67 mijë e 469./UBTNews

Exit mobile version