UBT News

Tre të vdekur dhe 41 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tre persona kanë vdekur dhe 41 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 29 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 642.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 384 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 820 mijë e 8 doza të vaksinës. Deri më sot 819 mijë e 455 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./UBTNews/

Exit mobile version