Tre persona e kanë humbur betejën me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 1 rast (75 vjeç), Suharekë 1 rast (40 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (90 vjeç).
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes raportit ditor për situatën epidemiologjike njoftoi se janë regjistruar 341 raste të reja me COVID-19 nga 2 mijë e 357 mostra të marra.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 113 raste, Prizren 57 raste, Podujevë 21 raste, Vushtrri 14 raste, Gjilan 13 raste, Lipjan 13 raste, Ferizaj 12 raste, Pejë 12 raste, Gjakovë 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Suharekë 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Malishevë 9 raste, Skenderaj 7 raste, Klinë 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 4 raste, Obiliq 3 raste, Rahovec 3 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Shtime dhe Shtërpcë 1 rast./UBTNews