UBT News

Tre të vdekur dhe 290 raste të reja me COVID-19

Edhe tre persona e kanë humbur betejën si pasojë e COVID-19 në Kosovë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (53 vjeç), Klinë 1 rast (80 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (73 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes raportit ditor për situatën epidemiologjike njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 290 raste të reja. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 120 raste, Prizren 25 raste, Gjakovë 19 raste, Pejë 19 raste, Podujevë 18 raste, Lipjan 16 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Ferizaj 8 raste, Obiliq 8 raste, Rahovec 8 raste, Vushtrri 7 raste, Gjilan 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Suharekë 4 raste, Kamenicë 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Skenderaj.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 62 mijë e 548 nga 252 mijë e 163 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 526 raste të vdekjes./UBTNews

Exit mobile version