Tre palestinezë kanë vdekur dhe 29 të tjerë janë plagosur gjatë një bastisjeje të trupave izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Izraeli tha se forcat e tij u vunë nën zjarr nga persona të armatosur palestinezë ndërsa po përpiqeshin të kryenin bastisje arrestimi në qytetin e Jeninit të hënën.
Tre palestinezë, duke përfshirë një djalë 15-vjeçar, ishin në mesin e të vrarëve në incident, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.
Ushtria izraelite tha se nisi bastisjen për të arrestuar palestinezë të dyshuar për sulme kundër izraelitëve. Ushtria izraelite përdor rrallë avionë në operacionet e saj në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Sipas mediave izraelite, është hera e parë që një helikopter ushtarak është vendosur në rajon që nga fillimi i viteve 2000./UBTNews/