Tre persona kanë vdekur dhe 257 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 593 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 57.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 5 doza të vaksinës kundër COVID-19. Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 809 mijë e 730 doza të vaksinës. 814 mijë e 299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe janë dhënë 96 mijë e 643 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews