UBT News

Tre të vdekur dhe 249 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar tri raste të vdekjes si pasojë e COVID-19. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (42, 86 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (76 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes raportit ditor për situatën epidemiologjike njofton se janë regjistruar 249 raste të reja nga 2 mijë e 868 mostra të marra.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 116 raste, Prizren 44 raste, Podujevë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjilan 9 raste, Lipjan 8 raste, Pejë 7 raste, Deçan 6 raste, Skenderaj 5 raste, Gjakovë 4 raste, Suharekë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Drenas 2 raste, Kaçanik 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Istog, Kamenicë, Shtime dhe Viti.

Numri total i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 64 mijë e 768./UBTNews

Exit mobile version