Tre persona kanë vdekur dhe 245 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit përmes raportit ditor për situatën epidemiologjike njofton se rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (64 vjeç), Podujevë 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (62 vjeç).
Ndërsa rastet e reja janë nga komunat: Prishtinë 141 raste, Pejë 17 raste, Ferizaj 14 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Deçan 9 raste, Suharekë 7 raste, Gjakovë 5 raste, Viti 5 raste, Dragash 4 raste, Drenas 4 raste, Rahovec 4 raste, Skenderaj 4 raste, Lipjan 3 raste, Prizren 3 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Klinë, Malishevë, Obiliq dhe Vushtrri./UBTNews
189 TË SHËRUAR DHE 245 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…
Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Tuesday, February 2, 2021