UBT News

Tre të vdekur dhe 205 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur tre pacientë si pasojë e COVID-19, një rast nga spitali i përgjithshëm në Pejë, një nga spitali i përgjithshëm në Prizren dhe një nga spitali i përgjithshëm në Gjakovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se sot janë regjistruar 205 raste të reja me COVID-19. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 111 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Gjakovë 13 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna e Lipjan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Kllokot 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kamenicë, Rahovec dhe Skenderaj.

Numri total i rasteve pozitive është 18 mijë e 148 nga 88 mijë e 90 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 666 raste të vdekjes./UBTNews

Exit mobile version