Tre persona kanë vdekur dhe 189 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë brenda 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i rasteve aktive është 2 mijë e 996, kurse 247 pacientë janë shëruar.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 912 doza të vaksinës kundër COVID-19. Nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 810 mijë e 642 doza të vaksinës.
Deri sot 814 mijë e 749 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe janë dhënë 96 mijë e 873 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./UBTNews/