Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur tre pacientë si pasojë e COVID-19, një rast nga Spitali i Përgjithshëm – Gjilan, një rast nga Spitali i Përgjithshëm – Pejë dhe një rast nga Mjekimi Intenziv Qendror – QKUK.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 118 raste të reja nga 828 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 34 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Vushtrri 19 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas dhe Suharekë.”, njofton Instituti.
Numri total i rasteve pozitive është 17 mijë e 9 raste nga 80 mijë e 886 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 656 raste të vdekjes./UBTNews