Tre persona kanë vdekur dhe 1 mijë e 593 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 2 mijë e 433 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 34 mijë e 208.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 943 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 777 mijë e 85 doza të vaksinës. Deri më sot 805 mijë e 226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 78 mijë e 116 me doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews