UBT News

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Malishevë

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mes një kamioni dhe një furgoni në aksin rrugor Arllat – Malishevë, saktësisht në fshatin Tërpezë.

Lajmin e ka konfirmuar për UBTNews, zëdhënësi i Policisë, Nysret Xhurkaj, i cili bëri të ditur se shoferi i kamionit e ka humbur kontrollin e automjetit, me ç’rast ka dalë në shiritin tjetër të rrugës dhe e ka goditur furgonin.

“Në aksin rrugor Arllat – Malishevë, në fshatin Tërpezë, përball restorantit ‘Panorama’, kamioni në qarkullim ka devijuar nga shiriti i vet, duke kaluar në shiritin tjetër, me ç’rast ka goditur një furgon. Në furgon ka qenë shoferi dhe një pasagjer, të cilët janë lënduar. Edhe shoferi i kamionit ka pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentit. Tre të lënduarit janë në trajtim mjekësor”, tha Xhurkaj./UBTNews

Exit mobile version