Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ndodhi mëngjesin e së mërkurës në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Lupq.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti njoftoi se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Rreth orës 07:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Lupq të Podujevës. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona”, deklaroi ajo.
Me rastin po merret njësiti i trafikut./UBTNews